Violina me e vjeter ne bote!

violina-e-titanikut-shitet-mbi-nj-euml-milion-funte_hd-780x439

Violina që vazhdoi të binte ndërsa Titaniku mbytej në ujërat e akullta të oqeanit Atlantik natën e 15 prillit 1912, është shitur në ankand për 1.1 milion funte (së bashku me taksa).

Instrumenti legjendar i Wallace Hartleyt, dirigjenti i orkestrës së transoqeanikut të famshëm, u shit të shtunën në Londër nga shtëpia e ankandeve “Henry Aldridge & Son”.

Shtëpia bëri me dije se violina u ble nga një koleksionist britanik me ofertë nëpërmjet telefonit.

Instrumenti, i vlerësuar deri në 300.000 funte, ishte përcaktuar nga “Henry Aldridge & Son” si një vegël muzikore “modeste, me origjinë gjermane, ndoshta nga shkolla e Berlinit apo e Dresdenit, rreth viteve 1880”.

“Violina ka vetëm dy tela, ka shenja restaurimi si edhe dy gërvishtje”, tha shtëpia britanike e ankandeve.

Instrumenti që u gjet në një hambar dhe që u identifikua pas 100 vitesh, i përkiste dirigjentit të orkestrës, Wallace Hartleyt. Kur Titanik u fundos, trupi i Hartleyt qëndroi në ujë për ditë me radhë dhe violina u gjet në një valixhe lëkure ngjitur me trupin e muzikantit.

Mbi violinë ishte një tabelëz ku ishte shkruar “Për Wallin, me rastin e fejesës sonë. Maria”. Ky ishte një element përcaktues për autenticitetin e violinës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s