Violina me e vjeter ne bote!

violina-e-titanikut-shitet-mbi-nj-euml-milion-funte_hd-780x439

Violina që vazhdoi të binte ndërsa Titaniku mbytej në ujërat e akullta të oqeanit Atlantik natën e 15 prillit 1912, është shitur në ankand për 1.1 milion funte (së bashku me taksa).

Instrumenti legjendar i Wallace Hartleyt, dirigjenti i orkestrës së transoqeanikut të famshëm, u shit të shtunën në Londër nga shtëpia e ankandeve “Henry Aldridge & Son”.

Shtëpia bëri me dije se violina u ble nga një koleksionist britanik me ofertë nëpërmjet telefonit.

Instrumenti, i vlerësuar deri në 300.000 funte, ishte përcaktuar nga “Henry Aldridge & Son” si një vegël muzikore “modeste, me origjinë gjermane, ndoshta nga shkolla e Berlinit apo e Dresdenit, rreth viteve 1880”.

“Violina ka vetëm dy tela, ka shenja restaurimi si edhe dy gërvishtje”, tha shtëpia britanike e ankandeve.

Instrumenti që u gjet në një hambar dhe që u identifikua pas 100 vitesh, i përkiste dirigjentit të orkestrës, Wallace Hartleyt. Kur Titanik u fundos, trupi i Hartleyt qëndroi në ujë për ditë me radhë dhe violina u gjet në një valixhe lëkure ngjitur me trupin e muzikantit.

Mbi violinë ishte një tabelëz ku ishte shkruar “Për Wallin, me rastin e fejesës sonë. Maria”. Ky ishte një element përcaktues për autenticitetin e violinës.

Opera

d87a04041ebcf9ed7d8c120adecbf39c

Opera është vepër komplekse muzikore skenike, e cila është paraqitur në periudhën e Barokut. Shumë historianë të muzikës fillimin e Barokut e lidhin me paraqitjen e operës ose në vitin kur lindi ajo – 1594. Pra, opera e parë e quajtur “Dafne” e Jacopo Peri, u mbajt në Firencë, Itali në vitin 1594. Gjini muzikore që lindi dhe u zhvillua në periudhën e Rilindjes, nga fundi i shekullit XV dhe gjatë shekullit XVI. Opera ishte një gjini muzikore që përfshiu

disa lloj artesh si: dramën, muzikën, skenografinë etj.
Përmbajtja e operës merret nga legjendat, historitë dhe mitet e ndryshme. Opera është dramë në të cilën bashkёveprojnё kënga me përcjelljen orkestrale (si recitativet, ariet dhe koralet) si dhe pjesët instrumentale (si uvertyrat, preludet dhe interludet). Kjo formë është mjaft komplekse me vetë faktin se involvon disa drejtime artistiko-muzikore (instrumentale dhe vokale), dramën, poezinë, aktrimin, vallëzimin, skenografinë, kostumografinë etj. Përpos orkestrit, korit, baletit dhe solistëve vokal, shfaqja e operës domosdoshmërisht kërkon objektin adekuat, kurse rrallë herë mund të prezantohet në formën koncertale.

Kompozitorët më të njohur të operës së periudhës së Barokut janë:
 Claudio Monteverdi (“Orfeu”, “Ariana”, “Kthimi i Odisesë”, “Kurorëzimi i Popës” etj.).
 Jean Baptiste Lyli (“Tezej”, “Tezeu”, “Alceste”, “Armida”, etj.)
 Henry Percell (“Opera Didona”, “Eneu” etj.)
nga fjollakrasniqi

Preng Jakova

u1_PrenkJakova

Preng Jakova (1917-1969) studioi per clarinet ne Konservatorin “Santa Cecilia” te Romes, kryesisht shkruajti muzike vokale. Me operat e tij “Mrika” (1958) dhe me pas “Skenderbeu” (1968), ai eshte bere i njohur si themeluesi i operes ne Shqiperi. Si kompozitor me nje shpirt lirik, ai kompozoi nen influencen e tradites se operes italiane te shekullit te 19. Ai perdori stilin belcanto, te nderthurur me intonacione te muzikes se kengeve dhe valleve shqiptare.

Nuk ka asnje dyshim qe kompozitori me i njohur ne Shqiperi eshte Çesk Zadeja (1927-1997), gjithashtu i lindur dhe rritur ne Shkoder, i cilesuar gjithashtu si ‘babai i muzikes klasike shqiptare’. Zadeja mbaroi shkollen per kompozim ne Konservatorin “P.I. Tchaikovsky” ne Moske dhe qe prej 1956 deri ne fund te jetes se tij, ai e zhvilloi aktivitetin e tij artistik ne Tirane. Ai ishte nje prej themeluesve te Konservatorit te Muzikes, Teatrit te Operas dhe Baletit, dhe Ansamblit te Kengeve dhe Valleve. Gjithashtu i rendesishem eshte kontributi i tij ne themelimin e Institutit te Larte te Arteve ne Tirane dhe mesimdhenia e tij ne kete institut per 30 vjet. Nen drejtimin e tij perfunduan me sukses studimet ne kete institut figura te njohura te muzikes klasike shqiptare. Zadeja me repertorin e tij te muzikes zgjeroi kufijte e muzikes klasike shqiptare, pasi ai kompozoi sinfonine e tij te pare ne 1956. Ai gjithashtu kompozoi dy balete, disa pjese per koncerte instrumentale dhe orkester, disa sinfoni, disa sonata, muzike per trio dhe kuartet etj. Kompozimet e Zadese dallohen per nje teknike te larte dhe per nje integrim ne te, te strukturave intonuese te ritmit dhe timbrit te muzikes me te njohur popullore shqiptare

MUZIKA KLASIKE DHE ZHANRET E SAJ

64639

Palok Kurti (1860 – 1920) krijoi “Marshin e Bashkimit Shqiptar” ne 1878. Kjo ishte ne nje kohe kur muzika klasike shqiptare kishte akoma nje rruge te gjate perpara. Kurti ishte nje muzikant amator, kengetar, instrumentist dhe kompozitor i mbrujtur me muziken popullore te qytetit te tij, Shkodren. Muzika klasike shqiptare nisi hapat e para te saj drejt profesionalizmit, gjate dekades se dyte te shek te 20.

Iniciatori kryesor i saj ishte prifti franceskan Martin Gjoka (1890 – 1940). Ai ishte i pari qe kompozoi muzike klasike ne Shqiperi ne zhanre te ndryshme. Duke ndjekur traditen e kompozitoreve si Bach dhe Handel, Gjoka kompozoi muzike polifonike dhe korale, si dhe la te paperfunduar nje sinfoni. Per shkak te mungeses se institucioneve muzikore apo nje sistemi professional per muziken klasike, veprat e tij mbeten te izoluara. Ato u luajten vetem nga instrumentist amator dhe u degjuan ne rrethe te ngushta shoqerore.

Megjithate fale punes se Gjokes dhe muzikanteve te tjere te asaj kohe, Shkodra u be qendra me e rendesishme e jetes muzikore ne Shqiperi, gjate periudhes midis dy lufterave boterore e sidomos pas luftes se dyte. Aty u formua orkestra e pare dhe grupet korale. Keto veprimtari me vone u perhapen dhe ne qytete te tjera si Korca. Si rrjedhim, Shkodra u be qendra e edukimit te disa prej perfaqsuesve me te shquar te gjenerates se pare te kompozitoreve per periudhen e dyte te 1900.